Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Opinion

A do ta gjykojë Serbia Radojçiqin?

September 29, 2023
5
SHARES
1.9k
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Milan Radoiçiq dhe disa pjesëmarrës të tjerë të përleshjes së përgjakshme në afërsi të Banjskës tani janë në dispozicion të autoriteteve serbe. Dhe çfarë tani? A do të gjykohen?

Shkruan: Nemanja Rujeviq

Nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq është në Serbinë qendrore, tha vetë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq të mërkurën në mbrëmje, në një intervistë për televizionin RTS. Ishte një konfirmim i pazakontë i Vuçiqit që Radoiçiq udhëhoqi një grup të armatosur, i cili të dielën bllokoi rrugën afër Banjskës, vrau një polic të Kosovës dhe mori pjesë në shkëmbimin e zjarrit rreth manastirit gjatë gjithë ditës.

Vuçiq nuk e tha por as nuk e mohoi nëse Radoiçiq do të gjykohet. Ai vetëm shtoi se Radoiçiqi do t’u “përgjigjet pyetjeve”. Me sa duket, të paktën disa anëtarë të tjerë të grupit të armatosur janë në dispozicion të autoriteteve serbe.

Vuçiq la të kuptohej se kishte “dëshmitarë” që gjoja kishin parë se dy serbë nga grupi u vranë gjakftohtësisht dhe konfirmoi se disa persona ishin pranuar në spitalin e Novi Pazarit. Por çfarë do të ndodhë me këta persona tani? A do të ndiqen penalisht Radoiçiqi dhe të tjerët në Serbi? Këtu Vuçiqi nuk u përgjigj.

“Milan Radoiçiq nuk u fsheh kurrë. Ai do t’i përgjigjet ftesës së autoriteteve të Republikës së Serbisë. Ai është një njeri që e konsideron veten luftëtar të lirisë. Por ka gjëra dhe pyetje për të cilat ai duhet të përgjigjet”, tha presidenti.

Vuçiqi nën presion si ta justifikojë sulmin në Basnjskë. Presidenti serb para mediave me letra në dorë
Vuçiqi nën presionFotografi: Zorana Jevtic/REUTERS

Kryeredaktori i të përjavshmes “Vreme” Filip Shvarm thotë se ishte një mesazh për Radoiçiqin që “vullnetarisht” të jepte një deklaratë për autoritetet serbe. “Ndoshta, të gjithë këta njerëz do të japin disa deklarata, por unë jam pothuajse i sigurt se asgjë nuk do të ndodhë”, thotë Shvarm për Deutsche Wellen.

Në shërbim të politikës

Situata është pikante edhe ligjërisht. Nga këndvështrimi i Beogradit, përleshja e përgjakshme në Banjskë ka ndodhur në territorin e Serbisë – por në atë pjesë ku nuk ka kontroll efektiv. Ishte qeveria e Vuçiqit ajo që ra dakord me marrëveshjet e Brukselit që gjyqtarët, prokurorët dhe policët serbë të kenë akses në institucionet e Kosovës.

Këto institucione nuk bashkëpunojnë fare me institucionet e Serbisë – sepse Serbia dhe Kosova nuk e njohin njëra-tjetrën. Edhe sikur të donin politikisht, Beogradi dhe Prishtina nuk kanë asnjë kornizë ligjore për të ekstraduar të akuzuarit e njëri-tjetrit apo për të shkëmbyer prova, shpjegon avokati Ivan Niniq.

Mirëpo, pavarësisht nga këto probleme, Niniq pohon se informacionet e disponueshme publike janë të mjaftueshme që prokuroria serbe të hapë një rast për Banjskën. “Serbia nuk mund ta karakterizonte këtë si akt terrorizmi, sepse nuk e njeh Kosovën, por fillimisht mund të gjente një kualifikim më të butë – për shembull, posedim dhe mbajtje të paautorizuar të armëve, të formojë një rast dhe të fillojë të mbledhë informacione, ndoshta edhe të ndalojë dikë në arrest”.

Por çështja nuk është e shkëputur nga politika. Prandaj Niniqi në intervistën e tij për DW supozon se ajo që Radoiçiq dhe të tjerët u thonë hetuesve serbë do të dakordohet paraprakisht me regjimin në Beograd dhe me shërbimin sekret BIA.

“Një strategji e mundshme daljeje për Vuçiqin – por edhe për Radoiçiqin dhe personat e tjerë që padyshim janë duke iu nënshtruar trajtimit spitalor – do të ishte një marrëveshje me prokurorinë për të pranuar njëfarë faji. Kështu do të shkonin në burg dhe praktikisht do të shpëtoheshin”, thotë Niniq.

“Kjo është parë shumë herë kur bëhet fjalë për persona nga bota e krimit – ata dënohen për armëmbajtje pa leje, ose falsifikim dokumentesh, për të parandaluar ekstradimin në një vend tjetër apo ndjekjen penale për krime më të rënda”, shton avokati.

Vučiqi në vilajetin e errët

Politikisht situata është edhe më interesante. Në mesin e serbëve të Kosovës, tre personat e vrarë në përleshje me policinë konsiderohen si “heronj” ose të paktën “dëshmorë”. Vuçiqi nuk i përdori këto terma, por tha se i kupton njerëzit që morën pushkët dhe etiketoi kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe “terrorin” e tij ndaj serbëve si fajtorin e vetëm”. Çështja u shtjellua më tej nga tabloidët e afërta me autoritetet serbe.

“Sigurisht, Vuçiq është në një situatë ku – siç thotë ai vetë – çfarëdo që të bëjë nuk do të funksionojë”, thotë Filip Shvarm. Sepse, siç shton gazetari, lista Srpska dhe Radoiçiq si faktor i rëndësishëm janë pikërisht produkt i politikës së Vuçiqit. Vuçiq tani as nuk mund t’i lëshojë dorë plotësisht dhe as t’i përqafojë plotësisht.

“Banjska e vendosi atë tani në një pozitë kur duhet të justifikojë veten dhe t’ia hedhë fajin dikujt tjetër. Tani për tani, ai zgjodhi të fajësojë Kurtin, por do të thosha se kjo nuk mjafton për Perëndimin”, thotë Shvarm.

Vuçiq para presionit ndërkombëtar, ke do ta sakrifikojë tani, apo do të shkojë në zgjedhje?Vuçiq para presionit ndërkombëtar, ke do ta sakrifikojë tani, apo do të shkojë në zgjedhje?
Vuçiq para presionit ndërkombëtar, ke do ta sakrifikojë tani, apo do të shkojë në zgjedhje?Fotografi: OLIVER BUNIC/AFP/Getty Images

Ai mendon se edhe shpallja e papritur e zgjedhjeve në 17 dhjetor, e cila u paralajmërua edhe në një intervistë në RTS, është një veprim i detyruar, me të cilin Vuçiq edhe një herë do të fitonte kohë. Shkurtimisht, Vuçiq shpreson që Radoiçiq nuk do të jetë tema kryesore në fushatën zgjedhore”, shton redaktori i gazetës Vreme.

Avokati Niniq nuk është i bindur se kjo taktikë do të funksionojë në Perëndim. Ai thotë se Serbia do të jetë nën presion të madh për të gjykuar seriozisht Radoiçiqin dhe të tjerët. “Kjo tani është një barrë mbi supet e gjithë kombit, sepse ne mund të bëhemi një shtëpi e sigurt për Radoiçiqin. Ndërsa nëse sakrifikon Radoiçiqin, Vuçiq do të priste degën në të cilën është ulur”, përfundon Niniq.

Serbët e arrestuar në Kosovë akuzohen për terrorizëm dhe sulm ndaj rendit kushtetues të Kosovës. Po ata që dezertuan në Serbi? Deri më tani, asnjë prokurori serbe nuk ka njoftuar asgjë për këtë rast dhe nuk ka njoftime se kanë nisur hetimet./DW/

ShareTweet

Related Posts

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025
Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025
Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

January 22, 2025
No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.