Bekim Brestovci, kandidat për deputet nga koalicioni AKR-NISMA, ka shpalosur planin e tij për aftësimin e të rinjëve për tregun e punës përmes themelimit të shkollave profesionale me kurikula gjermane, përcjell Kosova Post.
Brestovci, përmes një videoje, ka thënë se një ndër arsyet e shkallës së lartë të papunësë në Kosovë është edhe mosprofilizimi i të rinjëve karshi kërkesave të tregut të punës.
“Unë dhe miqtë e mi afarist nga diaspora kemi dërguar, dy vitet e fundit, më se 50 të rinj për shkollim profesional tre vjeçar në Gjermani. Këta të rinj pas profesionalizimit të tyre tre vjeçar do t’i kthehen Kosovës dhe bashkë me ne do t’i hapim shkollat e para profesionale me kurrikula të shtetit gjerman”, ka thënë Brestovci.
Ai ndër të tjera ka shktuar se forca është garanca më e madhe për uljen e nivelit të papunësisë në Kosovë, por njëherit është edhe garancë e madhe për përmbushjen e të gjitha nevojave dhe kërkesave që vijnë nga ndërmarrësit e Kosovës.
“Unë kam guxim dhe vullnet për ta zhvilluar Kosovën. Prandaj ju ftoj edhe juve që të na bashkoheni për shtetin!”, theksoi Bekim Brestovci.
Discussion about this post