Elvis Naçi ka publikuar fotot e djalit nga Shkodra, Musa Baculi, i cili fitoi zemrat e shqiptarëve me historinë tronditëse.
I riu ndenji për një kohë të gjatë në gjendje kome, por pasi e ëma e tij apeloi për ndihmë te emisioni “Shqiptarët për Shqiptarët”, gjithçka ndryshoi dhe sot djali është kthyer në normalitet.
Pasi u mblodh nga shqiptarët shuma që duhej për operacion, Musa Baculi arriti të “rikthehet në jetë” dhe sot ai mund të shijojë bukuritë e saj.
Naçi ka publikuar një foto të të riut, teksa shkruan se “Nuk do ta besoni por ky djali qe ngjan kaq bukur eshte Musa Baculi, nga gjendja e Komes ai tani shijon bukurite e jetes! Kjo quhet thjeshte mrekullia e bashkimit te Shqiptareve.
Discussion about this post