Gentjan Mezani ka deklaruar pas humbjes që pësoi Gjilani ndaj Dritës me rezultat 0:1 se ‘Intelektualët’ e fituan derbin kryesor të kësaj jave në ligën kosovare, por ata nuk kishin një paraqitje të mirë.
Në anën tjetër, Ardian Nuhiu, trajneri i Dritës është shprehur shumë i lumtur me fitoren e Dritës ndaj Gjilanit.
Kështu, ‘Intelektualët’ i mposhtën në udhëtim gjilanasit me rezultat minimal 0-1 në kuadër të derbit të javës së shtatë në Ipko Superligën e Kosovës.
Trajneri i Dritës ka thënë se është i kënaqur me lojën që treguan lojtarët e tij, por edhe që kishin mundur të bënin më shumë.
Më tej Nuhiu potencoi me ironi se skuadra ‘kuqebardh’ nuk krijoi një rast të vetëm për gol dhe nuk ishin në nivelin e tyre.
Trajneri i Dritës ka thënë më tej se fitorja shkon për tifozët e tyre ‘Intelektualët’ që e kanë merituar fitoren dhe duhet të festojnë sonte. /Gazeta Mejdani/
Discussion about this post