“Aktualisht në botë ka luftë në të gjithë botën dhe shumica e këtyre luftërave kanë lidhje me themelimin e Izraelit”, ka thënë kryeministri i Malajzisë, Mahatir Mohamed
Kryeministri i Malajzisë, Mahatir Mohamed tha se “Armiqësia ndaj muslimanëve dhe Islamit është e pranishme për shkak të themelimit të Izraelit. Muslimanët akuzohen për terrorizëm edhe sikur të mos bëjnë asgjë”, transmeton Anadolu Agency (AA).
Gjatë një fjalimi në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së që zhvillohet në New York, Mahathir ka bërë vlerësime lidhur me çështjen e Palestinës, spastrimin etnik në Arakan dhe strukturën e OKB-së.
Sipas tij, struktura aktuale e OKB-së nuk i shërben paqes në botë. “Ne duhet të sjellim në jetë qëllimin e vërtetë të këtij strukturimi të madh. Ne duhet të ndëshkojmë ata që bëjnë thirrje për luftë dhe ta bëjmë botën paqësore për të gjithë”, tha Mahatir.
“Duhet të ndryshojmë autoritetin e vetos në OKB për një botë më të drejtë”, nënvizoi Mahathir i cili duke iu drejtuar 5 vendeve me statusin e anëtarit të përhershëm tha se “Shtetet që kanë autoritetin e vetos të mos mendojnë se do të jenë gjithmonë mbi normat dhe ligjin ndërkombëtar. Derisa do të mund të përdorin këtë fuqi këto shtete?”.
“Secili prej anëtarëve të përhershëm mund të bëjë të kota kërkesat e rreth 200 anëtarëve të tjerë. Kjo nuk është në përputhje me demokracinë. Pavarësisht kësaj, disa prej tyre kritikojnë vendet e tjera që nuk janë demokratike”, tha Mahathir duke vënë në dukje se autoriteti aktual i vetos në OKB është në kundërshtim me parimet e të drejtave të njeriut.
“Shumica e luftërave në botë janë të lidhura me themelimin e Izraelit”
Kryeministri i Malajzisë, Mahatir Mohamed në fjalën e tij ka përmendur edhe presionin dhe shkeljet e të drejtave të njeriut që Izraeli ushtron në Palestinë.
Pasi ka rikujtuar se para themelimit të Izraelit në botë nuk patur kaq shumë terrorizëm sa tani, Mahathir tha se “Aktualisht në botë ka luftë në të gjithë botën dhe shumica e këtyre luftërave kanë lidhje me themelimin e Izraelit”.
“Ndërhyrja ushtarake kundër terrorizmit nuk do të sigurojë sukses. Duhet të përcaktohet shkaku i kësaj dhe ta eliminojmë, por fuqitë e mëdha refuzojnë të zbresin në rrënjën e çështjes”, tha Mahatir.
Sot palestinezët nuk mund të hyjnë në vendbanimet izraelite që ndodhen në territoret e tyre, tha Mahathir duke shtuar se “Malajzia nuk mund të pranojë kurrë okupimin e Kudsit dhe që Izraeli të konfiskojë në mënyrë të hapur territoret e Palestinës”.
Mahathir tha se muslimanët përballen me presion në çdo vend të botës dhe se ato janë zhvendosur nga vendet e tyre. “Armiqësia ndaj muslimanëve dhe Islamit është e pranishme për shkak të themelimit të Izraelit. Muslimanët akuzohen për terrorizëm edhe sikur të mos bëjnë asgjë”, shtoi Mahatir.
Pasi ka nënvizuar se nuk është i drejtë mosreagimi i botës ndaj praktikave të Izraelit, Mahathir tha se “Miqtë mund të shkelin rregullat ashtu siç dëshirojnë mes vete dhe të dalin pa telashe. Prandaj edhe Izraeli, mund të shkel ligjin dhe normat ndërkombëtare në botë ashtu siç dëshiron dhe të vazhdojë të mbrohet duke u mbështetur.
“Edhe kolonistët perëndimorë nuk kanë qenë aq mizorë sa Mianmari”
Kryeministri malajzian duke tërhequr vëmendjen tek spastrimi etnik ndaj muslimanëve të Arakanit në Mianmar tha se “Shumica e kolonistëve perëndimorë pas pavarësisë dëbuan njerëz jo autoktonë në vendet e tyre, por edhe ata në asnjë vend të botës nuk kanë qenë aq mizorë sa Mianmari”.
Pasi ka folur për krimet kundër njerëzimit që Mianmari ka kryer, Mahatir theksoi se “Janë masakruar, vrarë dhe janë përdhunuar përpara syve të botës edhe banorët vendas”.
Mahathir tha se qytetarët e Arakanit janë detyruar të migrojnë dhe se ata nuk kanë guxim të rikthehen. “Pafuqia e botës ka ulur besueshmërinë e rezolutave që OKB-ja ka ndërmarrë për të ndaluar mizorinë kundër qytetarëve të Arakanit në Mianmar. Tani përkundër vendimeve të OKB-së për Xhamu dhe Kashmirin, ky rajon është okupuar dhe është ende nën okupim”.
Ai thotë se çështja e Kashmirit duhet të zgjidhet në mënyrë paqësore. “India duhet të punojë me Pakistanin për të zgjidhur këtë problem”, tha Mahatir.
Discussion about this post