Në Debat Përnime, Ramush Haradinaj si i nominuar për Kryeministër, bashkë me ekipin e tij, kanë diskutuar edhe për Drejtësinë.
Selim Selimi nga AAK ka treguar planet e Qeverisë Haradinajt për Drejtësinë.
Ai ka thënë se pikë e parë është pavarësimi i Drejtësisë nga politika.
“Koncepti i Qeverisë Haradinaj është pavarësimi i Drejtësië nga politika”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se Qeveria 18 muajshe e Haradinaj ia ka kthyer dinjitetin prokurorëve dhe gjyqtarëve, duka ua rritur pagat.
“Qëllimi është me kthy dinjitetin. Psh, janë rritë pagat e prokurorëve e qytetarëve”, ka thënë Selimi.
Ai ka thënë se planifikohet themelimi i dy gjykatave, një që do të merret me raste komplekse dhe një tjetër që do të quhet Gjykata Komerciale e cila do të merret me investimet nga jashtë.
“Mendojmë me bë një gjykatë për raste komplekse. Një gjë tjetër është Gjykata komerciale. Në 7 rajone planifikojmë të kemi gjykata komerciale që merren me investimet e huaja”, ka thënë Selimi.
Ai ka thënë se parashihet që të jepet edhe një shifër prej 20 milionësh në drejtësi.
“Çdo influencë në drejtësi, e zgjatë këtë gjendje ku jemi tani”, ka thënë ai
Discussion about this post