Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur sot para gazetarëve në një konferencë për media, pas vizitës së tij zyrtare në SHBA.
Ai ka folur edhe për qëndrimet e ndryshme që kanë liderët institucionalë, konkretisht Presidenti Thaçi dhe ai për ndryshimin e kufijve.
Haradinaj ka thënë se idenë e ndarjes do ta kundërshtojë deri në frymën e fundit.
“Po thojnë se i kam lënë në lloç, po, i kam lënë në lloç në idenë e ndarjes së Kosovës dhe në idenë me e dorëzu Kosovën. Edhe do t’i lë në lloç sa herë që mundem. Edhe frymën e fundit nëse e kam, do ta shfrytëzoj me i lënë në lloç ata që dojnë me e nda ose me e dorëzu Kosovën”, ka thënë Haradinaj.
Discussion about this post