Lideri i PDK-së, Kadri Veseli, sot i është bashkuar PDK-së së Prishtinës në tubimin me qytetarë në lagjen “Kodra e Trimave”.
Ai ka postuar disa foto ku shihet salla e mbushur plot me banorë të lagjes, duke ironizuar indirekt me LDK-në se ato “pamje i gëzojnë ata që Prishtinën e duan për qytetarët dhe i mërzisin ata që e duan për vetveten”.
“Këto pamje i gëzojnë ata që Prishtinën e duan për qytetarët dhe i mërzisin ata që e duan për veten. Kodra e Trimave tashmë është lagjja e ndryshimit të madh që po vjen në tërë Prishtinën. Me PDK-në, pas 6 tetorit, ndryshimi do të vijë në tërë Kosovën. #PDK112”, ka shkruar Veseli.
Discussion about this post