Prokuroria e Shtetit në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane në Prishtinë ka organizuar tryëzë të rrumbullakët me moton “Mbrojtja e Votës”, për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Në tryezë do te diskutohet për angazhimin e institucioneve përkatëse lidhur me këto zgjedhje.
Tryeza do të mbahet më 26 shtator 2019, ora 10:00 në Hotel Emeral, salla “Straus”, në Prishtinë. Pjesmarrës në këtë tryezë do të jenë kryeprokurorët e prokurorive themelore, kryetarët e gjykatave themelore, drejtorët e policisë rajonale, përfaqësues të subjekteve politike, si dhe përfaqësues të organizatave jo qeveritare.
Njoftimi i plotë:
Të nderuar përfaqësues të mediave,
Ju njoftojmë se institucioni i Prokurorit të Shtetit, organizon tryezë të rrumbullakët me moton “Mbrojtja e Votës”, për zgjedhjet e parakohshëm parlamentare, të cilat do të mbahen më 6 tetor 2019, ku do të diskutohet për angazhimin e institucioneve përkatëse lidhur me këto zgjedhje.
Tryeza organizohet nga Prokurori i Shtetit në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane në Prishtinë.
Tryeza do të mbahet më 26 shtator 2019, ora 10:00, vendi: Hotel Emerald, salla “Straus”, në Prishtinë.
Po ashtu, pjesëmarrës në këtë tryezë do të jenë, kryeprokurorët e prokurorive themelore, kryetarët e gjykatave themelore, drejtorët e policisë rajonale, përfaqësues të subjekteve politike, si dhe përfaqësues të organizatave jo qeveritare.
Discussion about this post