Biznesmeni nga Diaspora, Bekim Brestovci i cili është kandidat për deputet nga radhët e Nisma Socialdemokrate, në një nga postimet e tij në faqen zyrtare personale, u ka përquar mesazh konkret qytetarëve sa i përket rinisë së vendit.
Ai ka thënë se prioritet urgjent i tij dhe i partisë që përfaqëson, është rinia. Me theks te veçantë, ai ka thënë se rinia edhe në të kaluarën ka qenë një nga prioritetet e tij për tash e sa vite, duke aluduar në shumë të rinj që ai ka ndihmuar ne avancimin e tyre në botën perëndimore.
Mes tjerash, Brestovci ka shpalosur në detaje disa nga mundësitë që rinia me domosdo ka nevojë, e që do hapeshin rrugë për perspektivën dhe zhvillimin e tyre!
Postimi i tij i plotë:
Mbështetja ndaj rinisë është synimi dhe angazhimi im kryesor. Krijimi i mundësive për punësimin e të rinjve nga Kosova, mbështetja e tyre me bursa studimore dhe aftësimi profesional përpos që janë pjesë e programit tim politik kanë qenë gjithmonë edhe prioriteti im në bizneset që unë i udhëheqë. Për t’i ndihmuar të rinjve që të pavarësohen, duhet t’u japim arsim cilësor dhe mundësi për të punuar që ata të jetojnë dhe të japin kontributin e tyre për zhvillimin e përgjithshëm të Kosovës.
Studentët kanë qenë prioritet i imi, prioritet i bizneseve të mija. Çdo vit, nga Kosova kam ofruar mbi 100 kontrata për punë sezonale për studentët, që u ka mundësuar atyre pos tjerash edhe aftësim profesional dhe përvojë me ekspert ndërkombëtarë. Por, në politikë shoh se mund të kontribuoj më shumë për ta. Orientimi në drejtime që sjellin punësim, aftësimi profesional, mundësia për praktikë në institucione e ndihma përmes bursave, janë vetëm disa prej pikave të programit tim për studentët.
Discussion about this post