Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka kritikuar PDK-në rreth fushatës që kjo e fundit po e promovon.
Ministri në detyrë i shëndetësisë, Uran Ismaili i cili është edhe nënkryetar i PDK-së sot ka prezantuar listën e re e barnave esenciale rreth 100 barna të reja për sektorin e shëndetësisë publike.
Abazi ka kritikuar këtë veprim duke thënë se barnat esenciale nuk janë mjet i fushatës elektorale, shkruan Gazeta Mejdani.
Postimi i plotë i Haki Abazit:
Barnat esenciale nuk guxojnë të jenë mjete të fushatës elektorale, ashtu siç nuk guxon të manipulohet me fëmijë, dhe ashtu siç nuk guxon të ketë punësime me kontrata në vepër të qindëra njerëzve, po as edhe kontratat e Minstrisë për Integrim Evropian për lobim në SHBA – Kjo çka po ndodh, është absurde!
Asgjë nuk ka kuptim, këto janë veprime sikur ajo shampanja për Liberalizimin e Vizave që NUK ndodhi asnjëherë.
Po vazhdojnë me Pablo Escobar style.
Por energjia e popullit e ka mundur të keqën tanimë, ajo po vlon, po e kërkon ditën- Erdhi Dita./Gazeta Mejdani/
Discussion about this post