Afati kalimtar i verës është mbyllur prej kohësh, por Barcelona tashmë ka filluar të planifikojë afatin e janarit, edhe pse klubi nuk dëshiron të bëjë blerje.
Ajo që pritet është që një numër i lojtarëve të largohen nga klubi dhe ka plan për ta.
Pavarësisht përpjekjeve për të nënshkruar me Neymarin në gusht, braziliani nuk do të jetë në agjendën e janarit, pasi është një operacion krejtësisht i pamundur, duke pasur parasysh kostot.
Barcelona duhet të balancojë librat dhe ata duhet të shesin lojtarët para se të përfundojë viti aktual fiskal më 30 qershor.
Emrat që preferohen të shiten janë: Ivan Rakitic, Samuel Umtiti dhe Arturo Vidal.
Carles Alena dhe Moussa Wague janë dy kandidatë tjerë të mundshëm për një lëzvije, veçanërisht nëse nuk luajnë shumë para janarit.
Ernesto Valverde ka mbingarkesë lojtarësh, diçka që ai vetë e ka përmendur, veçanërisht në mesfushë, ku janë shtatë lojtarë që luftojnë për tri pozita. /Gazeta Mejdani/
Discussion about this post