Vushtrria dhe Drenica kanë luajtur baras në kuadër të javës së pestë në Ipko Superligë.
Dy skuadrat rajonale kanë barazuar me rezultat 2-2, në një ndeshje spektakolare.
Qemail Elshani kaloi fillimisht Drenicën në epërsi në minutën e gjashtë.
Vendasit barazuan rezultatinnëpërmjet Ian Agustos që pasi pranoi një top të bukur afër zonës, gjuan për mrekulli dhe realizon për 1-1.
Edhe në pjesën e dytë dy skuadrat realizuan nga një gol për tu ndarë në fund baras 2-2.
Harmon realizoi fillimisht për mysafirët, para se të barazohej rezultati në 2-2 nga Nertil Hoxhaj.
Ndeshjen e radhës vushtrriasit do ta luajnë në udhëtim tek Ballkani, ndërsa Drenica përsëri luan si mysafir tek Ferizaj. /Gazeta Mejdani/
Discussion about this post