Feronikeli është kthyer te fitoret, duke fituar ndaj Flamurtarit në ‘Rexhep Rexhepi’ me rezultat 2-1.
Vendësit e nisin shumë mirë takimin duke i radhitur rastet para portës së kuqezinjve.
Por për ta parë golin e parë u desh të pritej minuta e 39-të.
Mendurim Hoti e ka gjetur portën me një gjuajtje, duke e mposhtur Erind Selimajn për 1-0.
Edhe pjesa e dytë nisi njëjtë me Niklin që ishte më insistues.
Ishte përsëri lojtari më i mirë i kësaj skuadre Mendurim Hoti që shënoi në minutën e 50-të.
Ai e pranoi një top nga Kastriot Rexha dhe me një gjuajtje të bukur shënoi për 2-0.
Krejt në fund çka bëri Flamurtari ishte një gol i shënuar nga Shend Kelmendi me një aksioni model.
Feronikeli tani ka nëntë pikë, ndërsa Flamurtari mbetet me shtatë pikë. /Gazeta Mejdani/
Discussion about this post