Një helikopter i KFOR-it sot ka zbritur në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. Nga helikopteri është nxjerr një “pacient” i cili është dërguar në njërën nga klinikat e QKUK-së për shërim.
E gjithë kjo është në kuadër të një ushtrimi të përbashkët mes KFOR-it dhe QKUK për ta trajnuar stafin në rast të situatave të ndryshme.
Ndonëse vendi për të zbritur helikopterët është përballë Klinikës së Emergjencës, aty deri tani nuk ka pasur raste të tilla, mirëpo tani po zhvillohen ushtrimet dhe trajnimet e personelit për të reaguar në raste të veçanta./Gazeta Mejdani/
Discussion about this post