Ramiz Kelmendi, tanimë mbështetës i Kadri Veselit për kryeministër ka thënë se Vjosa Osmani s’do të mund të udhëheqë Qeverinë dhe të shtyjë procese përpara, transmeton Periskopi.
Kelmendi që deri pak ditësh ishte pjesë e LDK’së, sonte në DPD ka thënë se Vjosa Osmani s’ka asnjë biznes dhe nuk ka shtyer as edhe një familjar të saj për të hapur diçka.
‘’Nuk e di a di dhe a mundet me realizu diçka Vjosa Osmani. Ska asnjë biznes, s’ka marr pjesë në themelim ose i ka jep dikujt ide për themelim dhe zhvillim të shtetit. Ai person i jep ide familjarëve për biznes. Një person i tillë nuk mund të shtyjë proceset e shtetit përpara. Që s’di me ngreh njerëzit rreth vetes’’, ka thënë Kelmendi.
‘’Me Vjosa Osmanin nuk kemi pasë miqësi sepse ka qenë një kohë edhe kundër ngjarjeve që kanë qenë pozitive, siç është Asociacioni, dhe kjo na ka ndarë ndoshta’’, tha Kelmendi./Gazeta Mejdani/
Discussion about this post