Me rastin e zgjedhjes së Arba Kokalarit për Zëvendës-Presidente të Komisionit për Barazi Gjinore në Parlamention Evropian, Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj e ka uruar shqiptaren me fjalët më të mira, shkruan Gazeta Mejdani.
Më poshtë gjeni postimin e plotë të Kryeministrit Haradinaj:
Urime të përzemërta për Arba Kokalarin, shqiptaren e parë që u zgjodh sot Zëvendës-Kryetare e Komisionit për Barazi Gjinore, si raportuese kryesore për parandalimin e Dhunës ndaj Grave, brenda Parlamentit Europian për grupin më të madh parlamentar të Partive Popullore (EPP).
Nuk ka nder e mburrje më të madhe për Kosovën sesa përjetimi i arritjeve kulmore e meritore të brezit të ri të shqiptarëve në botë.
Të priftë e mbara, Arba!
RH
Discussion about this post