Partia e djathtë izraelite Likud bëri thirrje për një takim urgjent sot për shkak të pjesëmarrjes së lartë në mjediset e komunitetit arab dhe bastionet majtiste.
Sipas Channel 7 izraelit, drejtuesit e partisë Likud do të mblidhen në rezidencën e kryeministrit në një “mbledhje urgjente”.
Zëdhënësi i partisë Likud tha se takimi u thirr “për shkak të pjesëmarrjes së lartë të votuesve në pjesën arabe dhe bastionet e majta.”
Grupi i Listës së Përbashkët Arabe njoftoi sot se nivelet e votimit ishin rritur pak në lokalitetet arabe në krahasim me zgjedhjet e prillit.
Megjithatë, ata shtojnë se kishte një ndryshim të madh në pjesëmarrjen e përgjithshme në krahasim me votimin e vitit 2015.
Izraeli po zhvillon zgjedhjet e dyta të përgjithshme brenda këtij viti, për shkak të dështimit të kryeministrit Benjamin Netanyahu për të formuar qeverinë pas zgjedhjeve të mëparshme në prill. Analistët parashikojnë se mund të ketë një raund të tretë të zgjedhjeve nëse vazhdon kriza për formimin e qeverisë.
Komiteti Qendror i Zgjedhjeve në Izrael sot në një deklaratë tha se mbi 6.3 milionë qytetarë kishin të drejtë vote në 10.915 vendvotime në të gjithë Izraelin të cilat do të jenë të hapura deri në ora 22:00.
Në total 32 lista zgjedhore garojnë për 120 vende në Parlamentin izraelit (Knesset). Analistët dhe anketat e opinionit presin që vetëm 10 prej këtyre listave të kalojnë pragun zgjedhor.
Discussion about this post