Juventusi thuhet se është i vendosur që ta transferojë Isco Alarconin nga Real Madridi në afatin kalimtar veror të viti 2020.
Calciomercato raporton se Bianconerët janë duke shpresuar që t’i marrin shërbimet e mesfushorit spanjoll në verën e ardhshme për 75 milionë euro.
Spekulohet se spanjolli është jashtë planeve të Los Blancos për këtë sezon dhe po mendohet që në fund të këtij sezoni të bëhet shitja e tij.
Isco nuk kishte luajtur pothuajse fare nën urdhrat e Santiago Solarit dhe me rikthimin e Zinedine Zidanes i ishte rikthyer shpresave, mirëpo përsëri nuk po luan. \
Trajneri francez kishte shpresuar se spanjolli do të këndellje nën urdhrat e tij, por një gjë e tillë nuk po ndodhë dhe planifikohet shitja e tij.
Isco ka kontratë deri në vitin 2022 në Santiago Bernabeu, mirëpo ka gjetur rrejtën vetëm tri herë në 11 paraqitje në sezonin e kaluar. /Gazeta Mejdani/
Discussion about this post