Kryeministri në largim i Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka “zbuluar” emrin e Stadiumit Nacional të Kosovës që do të ndërtohet në afërsi të Drenasit.
Haradinaj dje ka marrë pjesë në nisjen e punimeve të kompleksitt sportiv të klubit futbollistik FC Prishtina në Bërnicë.
Derisa e ka postuar një shkrim në lidhje me këtë projekt gjigant, Haradinaj ka shkruar edhe për Stadiumin Nacional duke shkuar “Dardania Arena”.
Në fakt, për stadiumin në fjalë ka disa propozime, mirëpo nuk është vendosur asgjë sa i përket emrit të stadiumit.
“Prishtinës dhe Kosovës i ka munguar një infrastrukturë moderne sportive, nisja e jetësimit të të cilës është lajm i mirë për futbolldashësit e kryeqytetit. Në përurim të fillimit të punimeve në qendrën sportive të klubit FC Prishtina në Bërnicë, theksova se gjatë qeverisjës, kemi treguar kujdes të veçantë ne mbështetje të sportit dhe talentëve tanë. Renovimi i stadiumit “Fadil Vokrri” dhe vendimi për fillimin e ndërtimit të stadiumit kombëtar “Dardania Arena”, si dhe ligji për sponsorizim të sportit dhe kulturës dëshmojnë përkushtimin tonë që sportistët e rinj të zhvillojnë talentin e tyre në kushte solide”, ka shkruar Ramush Haradinaj në rrjetin social Facebook.
Kujtojmë se gjatë muajit qershor të këtij viti, Në ambientet e Muzeut Kombëtar të Kosovës është bërë prezantimi i projektit të Stadiumit Kombëtar të Kosovës i cili do të ndërtohet në Drenas.
Punimet kanë filluar në korrik derisa stadiumi pritet që të përurohet në vitin 2021./Gazeta Mejdani/
Discussion about this post