Prerja e flokëve vendos në dilemë të gjithë femrat të cilat i pëlqejnë flokët e gjatë dhe kanë pritur shumë kohë për zgjatjen e tyre
Por vjen një moment që duhet ti presim dhe ti mirëmbajmë. Ja sa herë duhet të shkojmë tek parukieri:
Mendohet se standardi për të prerë flokët është çdo gjashtë deri në dhjetë javë, ku çdo gjë varet nga gjatësia dhe cilësia e flokut që ju keni. Megjithatë ekspertët theksojnë se ju duhet të bëni kujdes në lidhje me gjatësinë e flokëve tuaj, sepse nëse e dini që ato nuk ju rriten shumë shpejt, atëherë nuk duhet të luani shumë me këtë gjë
Nëse i prisni shumë të shkurtra dhe ato nuk ju rriten shpejt dhe mbi të gjitha nëse doni të ndiqni trendet e kohës atëherë nuk do të mund ta bëni dot këtë për një farë periudhe kështu që kujdes në lidhje me këtë pikë
Këshilla tjetër është që nëse i keni majat e djegura atëherë vetëm ato duhet të prisni dhe jo më shumë, kuptohet nëse kjo gjë i bashkëngjitet pikës më lart që flokët tuaj ju rriten më ngadalë. Pastaj nëse ndodh e kundërta ju mund të vazhdoni me prerjen e tyre, sipas living
Një këshillë tjetër është që duhet të dini kohën se kur ju dëmtohen më shumë flokët dhe pikërisht atëherë duhet ti prisni. Mos gaboni ti prisni flokët tuaja në një kohë kur klima, apo dhe faktorë të tjerë janë të mirë, sepse kjo periudhë do ti forcojë më shumë ato dhe ju mund të realizoni modele të ndryshme, të cilat mund të bëhen vetëm me flokë të gjatë. /Gazeta Mejdani/
Discussion about this post