Ministri federal gjerman i Bujqësisë, Cem Ozdemir, ka deklaruar se Kosova sërish është nën presion masiv nga Serbia.
Ai tha se Kosova është prapë nën presion të madh nga Serbia, derisa shtoi se ky sulm është i ngjashëm me sulmin e Rusisë në Krime të Ukrainës.
Sipas tij, njëjtë sikurse Putini edhe Vuçiq është duke mohuar se ka lidhje me sulmin terrorist.
“Kosova është sërish nën presion masiv nga Serbia. Viktimë e një gjenocidi që erdhi po nga Serbia. Trupa të çuditshëm që vijnë nga veriu dhe natyrisht nuk kanë lidhje me Presidentin e Serbisë dhe Serbinë, ashtu si në Gadishullin e Krimesë, ku fillimisht ushtarët atje nuk kishin asnjë lidhje me zotin Putin. Pra, ne e njohim këtë model të destabilizimit”, ka shkruar ai.