Frank Wisner ish-përfaqësuesi special i ShBA-së për dialogun Kosovës – Serbi, është deklaruar për sulmin terrorit ndaj Policisë së Kosovës.
Ai ka thënë se Serbia duhet që t’i dërgoj para drejtësisë serbe, ose t’i dorzojë para autoriteteve të Kosovës pjestarët që morën pjesë në sulmin terrorist të dielën e kaluar.
“Serbia duhet të ndërmarrë veprime në mënyrë të menjëhershme për t’i dhënë dorën Perëndimit dhe për t’i vendosur para drejtësisë serbe, ose t’i dërgojë drejtësisë kosovare kriminelët që morën pjesë në këtë sulm. Ky është hapi i parë. Nuk ka asnjë mënyrë që të ecim përpara përveç diskutimeve. Pra, unë shpresoj që palët t’i kthehen tryezës së negociatave dhe është përgjegjësia e të dy palëve për të bërë diçka të tillë. Ka një rrugë për të ecur para, kjo është e theksuar të marrëveshja e Ohrit dhe po ashtu kërkon zgjidhjen e problemit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe kjo është mënyra si mund të ecin përpara,” – u shpreh Ëisner për Euroneës Albania.