Sot rreth orës 9:30 dy persona të panjohur kanë aktivizuar një mjet shpërthyes në kryeqytetin turk, Ankara.
Sipas autoriteteve turke të sigurisë bëhet fjalë për një person kamikaz, që hodhi veten në erë me mjet shpërthyes dhe një tjetër që u neutralizua nga policia turke.
“Sot rreth orës 9:30 dy terroristë që erdhën me një veturë civile para portës kryesor të Ministrisë së Brendshme, kryen një sulm me bombë. Njëri prej terroristëve hodhi veten në erë, e tjetri është neutralizuar. Gjatë shpërthimit dy policë tanë janë lënduar lehtë. U dëshiroj shërbim të shpejtë heronjve tanë”, thuhet në kumtesën e ministrit të Brendshëm turk, Ali Yerlikaya.