Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka reaguar sërish lidhur me zhvillimet në veri të Kosovës.
Hovenier duke komentuar telefonatën që ka pasur Këshilltari për Çështje të Sigurisë Kombëtare i Presidentit Joe Biden, Jake Sullivan, me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, bëri thirrje për de-përshkallëzim të situatës.
“Telefonata e rëndësishme mes Këshilltarit Sullivan dhe Kryeministrit Albin Kurti. Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara rreth mobilizimit ushtarak të Serbisë afër kufirit me Kosovëm. Bëjmë thirrje për de-eskalim të menjëhershëm”, thotë ai përmes postimit në platformën “X”, transmeton Telegrafi.
Ambasadori po ashtu ka kërkuar nga palët që të zbatojnë marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.