Përveç tjerash, KSK i Turkiyes nën kryesimin e Presidentit Recep Tayyip Erdogan zhvilloi debat mbi zhvillimet e fundit në Ukrainë, në veçanti rigjallërimi i iniciativës së së Drithit të Detit të Zi.
Gjatë ditës së sotme Këshilli i Sigurisë Kombëtare (KSK) të Türkiyes nën kryesimin e Presidentit Recep Tayyip Erdoğan ndërmjet tjerash si temë diskutimi u zhvillua edhe situata në Ukrainë dhe incidenti i fundit në Kosovë.
“U diskutuan zhvillimet e fundit në lidhje me luftën e vazhdueshme në Ukrainë dhe hapat e mundshëm që do të ndërmerren, në veçanti rigjallërimi i Iniciativës së Drithit të Detit të Zi, ashtu si edhe u dëshmua vendosmëria e Türkiyes për të vazhduar përpjekjet e saj për t’i dhënë fund luftës pa vonesë me një mënyrë të drejtë dhe të qëndrueshme të paqes”, thuhet në komunikatën e KSK-së.
Ndërsa lidhur me incidentet në Kosovë dhe situata e fundit në Ballkan u tha se Türkiye do të bëjë përpjekje maksimale për të ruajtur paqen dhe qetësinë si në rajon, ashtu edhe në Kosovë, ku do të marrë komandën e misionit të NATO-s.