Joe Biden ka ngritur tonet para fushatës së ardhshme presidenciale amerikane me një paralajmërim të ashpër se demokracia amerikane është nën kërcënimin e një Donald Trumpi hakmarrës.
Duke thënë se historia amerikane është në një “pikë kthese”, Biden tha se karakteri dhe e ardhmja e vendit kërcënohen nga vlerat autoritare të lëvizjes së quajtur, “Make America Great Again”.
“Diçka e rrezikshme po ndodh në Amerikë. Ekziston një lëvizje ekstremiste që nuk ndan bindjet themelore të demokracisë amerikane”, tha Biden para një auditori në Arizona.
Ai theksoi se kjo është lëvizja MAGA dhe se ato janë një provë për popullin amerikan, raporton cnn.
Biden iu drejtua të ndjerit John McCain, ish-senatorit republikan me të cilin kishte marrëdhënie të ngushta, për të theksuar ato që ai tha se ishin virtytet vetëmohuese të demokracisë.
Ndryshe, zgjedhjet presidenciale amerikane do të mbahen gjatë vitit të ardhshëm dhe Biden pritet të rikandidojë ndërsa Trump duhet të bind votuesit republikanë që të jetë kandidatë pasi në garë janë edhe shumë të tjerë.