Haki Abazi i Vetëvendosjes dhe Dardan Molliqaj nga koalicioni AAK – PSD kanë marrë pjesë sonte në emisionin Pressing.
Ata janë përplasur ashpër duke akuzuar njëri tjetrin për të bëmat e tyre.
Molliqaj e ka akuzuar Abazin se ai është angazhuar ta ndajë Vetëvendosjen, derisa grupi i Molliqajt ishte akoma pjesë e VV’së.
“Kur unë kam hyrë në burg për Vetëvendosjen, ti Haki ke luftu me na nda. I ke dërgu emaila Albinit e Shpendit’, tha Molliqaj.
Ndërkaq Abazi i ka thënë Molliqajt se e ka tradhtuar votën e gjithë atyre që i kanë dhënë përkrahje nën siglën e Vetëvendosjes./Gazeta Mejdani/
Discussion about this post