S’ka dyshim se me largimin nga kjo botë e Muamer ef. Zukorliqit mbaron një periudhë e ndjeshme politike dhe nacionale e Sanxhakut.
Akademiku muamer ef. Zukorliq ishte një orator i shquar, politikan i arsimuar, i ditur, i ndershëm. Respektohej edhe prej kundërshtarëve të tij pikërisht për shkak të personalitetit që kishte dhe për shkak të diapazonit të gjerë të diturisë që posedonte.
Shkollën fillore e kreu në fshatin Ribariq të komunës së Tutinit dhe Medresenë Gazi Husrev-beg në Sarajevë, pas së cilës shkoi në shërbimin ushtarak.
Më pastaj u regjistrua në Fakultetin Islamik, Departamenti i të Drejtës së Sheriatit, në Konstandin (Algjeri), dhe u diplomua në vitin 1993, para se të bëhej profesor në Medresenë në Novi Pazar nga viti i ri shkollor.
Pas diplomimit, Zukorlić shkoi në Liban, ku kreu studimet pasuniversitare.
Myfti dhe politikan
Ai u zgjodh kryetar i parë i Meshihatit të Bashkësisë Islame të Sanxhakut në të njëjtin vit me themelimin e saj, për të qenë në atë detyrë deri në fillim të vitit 2016, kur e ngriu pozitën për shkak të hyrjes në politikë, e më pas u tërhoq nga ajo.
Krahas funksionit të kryetarit të Meshihatit, Muamer Zukorliq ishte edhe kryemyftiu i Bashkësisë Islame në Serbi dhe kryetar i Universitetit Ndërkombëtar në Novi Pazar.
Në biografinë e tij në faqen e internetit të Meshihatit të Bashkësisë Islame në Serbi thuhet se ai është “njohës i shkëlqyer i gjuhës arabe dhe karakterizohet me aftësi të larta organizative, shkrim e këndim të përgjithshëm dhe afinitete misionare”.
Ai ishte kandidat në zgjedhjet presidenciale të vitit 2012 dhe fitoi 54,492 (1.39 për qind) vota.
Para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në vitin 2016, ai fillimisht dha dorëheqje përkohësisht nga posti i Myftiut të Sanxhakut, për të udhëhequr listën zgjedhore të Bashkimit Demokratik Boshnjak.
Ai shpejt dha dorëheqje nga ajo detyrë dhe u caktua në postin e këshilltarit në Meshihatin e Bashkësisë Islame në Serbi.
Në Kuvendin e Unifikimit të Bashkësisë Islame në Serbi më 27 mars 2007. Ai u zgjodh kryetar i Meshihatit të Bashkësisë Islame në Serbi dhe kryemyfti, dhe në korrik 2008 në zgjedhjet për Bashkësinë Islame u rizgjodh në krye të saj.
Në zgjedhjet e para të drejtpërdrejta për Këshillin Kombëtar të Boshnjakëve, të mbajtura më 6 qershor 2010, Shoqata Kulturore Boshnjake (BKZ), e kryesuar nga Muamer ef. Zukorliç.
Autoritetet shtetërore të Serbisë kanë marrë vendim për të mos njohur të drejtën e komunitetit kulturor boshnjak për të formuar në mënyrë të pavarur Këshillin Kombëtar, sepse nuk ka fituar shumicën e përgjithshme të votave.
Në dhjetor 2017, Bashkimi Demokratik Boshnjak i Sanxhakut u riemërua Partia e Drejtësisë dhe Pajtimit (SPP), me qëllim të zgjerimit të aktiviteteve të saj përtej Sanxhakut dhe ofrimit të një programi të pranueshëm për serbët, boshnjakët dhe pjesëtarët e komuniteteve të tjera kombëtare në Serbi.
Kryetar i SPP-së u zgjodh Muamer Zukorliç.
Ai ishte deputet në legjislaturën e fundit të Kuvendit të Serbisë, pasi fitoi 4 mandate në zgjedhjet e listës që kryeson.
Disa herë kishte përmendur se boshnjakët kanë prejardhje nga shqiptarët d.m.th. nga ilirët! Ai në Novi Pazar hapi dy universitete dhe është autor i disa librave!
Kujtojmë se Akademiku Muamer ef. Zukorliq ka ndërruar jetë papritur, jo-zyrtarisht thuhet nga një atak në zemër.