Është raportuar Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit është duke zhvilluar një aksion në Prishtinë.
Mësohet se nga ky aksion janë arrestuar gjashtë persona nga rrethi i Lipjanit dhe Kaçanikut.
Të njëjtat burime kanë njoftuar se dyshohet se të arrestuarit kanë poseduar 120,000 euro të ngjyrosura.
Gjithashtu mësohet se gjashtë të arrestuarit dyshohen edhe për pastrim parash.
Se policia po e zhvillon një aksion të tillë, është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.
“Mund të konfirmojmë se Policia e Kosovës, konkretisht hetuesit policorë të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, janë duke e realizuar një operacion policor në rajonin e Prishtinës”, tha ai.