Kryeministri hungarez Viktor Orban së bashku me Presidentin serb Aleksandar Vucic, shënuan ceremoninë e hapjes së punimeve të hekurudhës lidhëse mes dy shteteve duke lëshuar thumba ndaj Bashkimit Europian.
“Ngadalë po shtrohet pyetja nëse Serbia dëshiron të hyjë në BE dhe a do të ketë ku dhe kujt t’i bashkohet” tha Orban.
Kryeministri hungarez euroskeptik shtoi edhe ca ide të veta se ku do të duhej të shtrihej unioni dhe deri ku, duke kritikuar se qytetarët e Serbisë moti do të duhej të kalonin në Hungari e Europë pa pasaportë.
Vucic që nuk ka kursyer as ai më parë skepticizmin ndaj BE’së, shpesh para takimeve të rëndësishme në bisedime me Kosovën por edhe pas kritikave të rënda për afërsi ekonomike me Rusinë dhe Kinën, një diplomaci hipokrite për disa në union që theksojnë se pikërisht është blloku që është investitori më i madh në Serbi.
Orban hapur kërkon që sanksionet e vendosura Rusisë nga BE duhet të hiqen dhe ka refuzuar t’i bashkëngjitet rezolutave të BE’së rreth veprimtarisë destabilizuese të Rusisë në Bashkim Europian.