Një eurodeputete franceze ka sulmuar ashpër presidentin Emmanuel Macron pas takimit të tij të mërkurën me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.
Është fjala për Dominique Bilde, eurodeputeten franceze që derisa ka kritikuar Macronin ka dhënë cilësime të rënda për Kosovën.
Me anë të një postimi në Twitter ajo ka nënvizuar faktin se Kosova ende nuk është e njohur nga pesë vendte të BE-së.
Për më tepër, ajo ka shtuar se Kosova është e rrënuar nga krimi dhe islami radikal. Natyrisht, siç e dimë, kjo nuk është aspak e vërtetë.
E panjohur nga pesë shtete anëtare, e rrënuar nga krimi dhe Islami radikal, Kosova megjithatë do të ishte e mirëpritur në BE. Ne pyetëm veten se si do të dukej BE-ja pas Brexit. Tani kemi përgjigjen. #Macron”, ka shkruar ajo.
“Kosova do të ishte e mirëpritur në BE”, ka shkruar ajo për shkak se ky është titulli që ia ka vënë takimit Kurti-Macron, gazeta franceze “Le Figaro”, duke iu referuar qëndrimeve të presidentit të Francës.
Bilde është pjesë e partisë së ekstremistes së djathtë Marine Le Pen.