Njëra nga pikat kryesore të programit qeverisës ka qenë edhe përgatitja e padisë për Serbinë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, teksa janë shpalosur edhe disa pika tjera.
Pas mbledhjes së Qeverisë Kurti ka thënë se përgatitjet për këtë padi do të jenë gjigante.
“Ne me ministren e Drejtësisë dhe ekipin e saj kemi filluar punën për përgatitjen e padisë për periudhën e luftës së fundit. Janë përgatitje gjigande për Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Ne jemi të bindur që Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë. Padia ndaj Serbisë është obligim i qeverisë sonë.