1. Defekti i ca medieve shqiptare, qëndron në rënien e tyre në grackën e politikës (lokale) dhe mashtrimeve ugërzeza (ndërkombëtare) e të qëllimshme, që i “fabrikojnë” për interesa të tyre profitabile! Bile ca medie tona politika i ka bë aq shumë të varura (ekonomikisht dhe financiarisht!), sa që ua ka “perfeksionua” si kornizën e raporteve (konformiste!) me publikun ashtu edhe dozën e formës së demokracisë sonë.
2.Kjo varësi, sot ndërtohet me lakminë për të ushtruar kontroll publik dhe për të testuar, fuqizuar dhe rikultivuar ndikimin e vetë, përmes “fake news”, në shoqëri! Në këtë sferë sponsorët e pavarësisë së Kosovës, s’bashku me “argatët” e tyre lokal, është dashur më shumë të investojnë, në profesionalizmin dhe pavarësinë materiale të medieve, se sa në joshjen me varësinë dhe servilitetin ndaj pushteteve!
3. Ngase, sponsorët, me këtë trashëgimi e përvojë të stilit “fake news”, e kanë vonuar shumë si shtendërtimin, ashtu edhe disa procese jetike demokratike të vendit! Kushedi, ndoshta edhe qëllimshëm e kanë bë këtë për hesape të veta.
Prof. Dr. Fadil Maloku