Valentina Bunjaku, deputetja nga rradhët e LDK-së nga Gjilani që është e njohur me qëndrimet e saj konstruktive në raport me insistucionet e shtetit, ka deklaruar se do të qëdrojë në sallën e Kuvendit dhe do të votojë pro zgjedhjes së presidenet, raporton Gazeta Mejdani.
“Po unë do të qëndrojë në sallë dhe do të votojë pro, ashtu siç edhe kam deklaruar”, i ka thënë ajo mediave.
E pyetur rreth qëndrimit të bashkëpartiakëve të saj karshi kësaj çështje, ajo ka thënë se nuk e di, dhe se nuk i takon të komentojë në emër të tjerve.
“Nuk kam informacione se si do të votojnë, nuk më takon të flasë për ta”, ka thënë shkurt ajo.
Me këtë qëndrim të saj, Valentina Bunjaku edhe një herë po e dokumenton atë që e dinë qytetarët e vendit, e sidomos qytetarët e Gjilanit.
Për sa kohë që është aktive në politikë, Znj. Bunjaku ka arrit të fitojë simpatinë dhe respektin e madh të qytetarëve të Gjilanit si rrallë kush tjetër. E gjithë kjo është rezultat i punës së saj të përditshme si dhe përkushtimit për t’i ndejtur pranë qytetarëve të komunës të cilët ajo e përfaqëson në Kuvend.
Të ju rikujtojmë, kohë më parë deputetja nga Gjilani, Valentina Bunjaku, ka qenë ndër gratë më të votuara, jo vetëm në Komunën e Gjilanit por edhe më gjerë.
Vlen të përmendim faktin se kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë se deputetët e partisë së tij do të qëndrojnë në sallë gjatë procesit të votimit për zgjedhjen e presidentit.
Ndryshe, Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sot, ku pritet të votohet përbërja e Komisioneve Parlamentare.
Në seancën që pritet të fillojë në ora 10:00, pritet të shqyrtohet Propozim-vendimi për formimin e komisioneve parlamentare./Gazeta Mejdani/