Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett, ka bërë të ditur se është takuar me Albulena Haxhiun, ministren e Drejtësisë.
Ai ka shkruar një cicërimë në Twitter ku ka thënë se me Haxhiun pati një takim produktiv.
“Një takim produktiv sot me ministren e Drejtësisë, Haxhiu. SHBA-ja është e përkushtuar të punojë me Kosovën për të luftuar korrupsionin, për të reformuar strukturat ekzistuese, duke forcuar shërbimin civil apolitik në Kosovë”, ka shkruar Kosnett në Twitter.