Gazetari dhe udhëheqësi i emisionit Debat në RTK, Ridvan Berisha, ka njoftuar se është suspenduar nga puna.
Për këtë i ka bërë fajtorë, Festim Kabashin e Xhymret Veliun, të cilët i ka quajtur servilë e oportunistë.
Në lidhje me rastin ka folur edhe Drejtori i Përgjithshëm, Ngadhnjim Kastrati. Kastrati, tha se për shkak të shkeljeve të tij të vazhdueshme të rregulloreve të brendshme të RTK’së, është iniciuar edhe procedurë disiplinore ndaj tij.
Ridvan Berisha me një mendjemadhësi të pashoq pati dalë me një deklaratë që snjëherë se kemi dëgjuar më parë nga ndokush tjetër.
“Unë nuk do e thërras kurrë Kurtin në këtë studio” Kishte thenë me arrogancë Ridvan Berisha.
Ridvan Berisha më nuk do ta udhehqë emisionin “Debat”.
Postimi i tij i plotë:
Albin Kurti, nje pune sapo te mbaruan oportunet e konformistet, drejtues ne RTK, Festim Kabashi me Xhymret Veliun, nen mbeshtetjen e Ngadhnjim Kastratit. Me suspeduan ne diten e pare qe ju e moret ta udheheqni Qeverine duke e kamufluar suspendimin me shkelje rregullash. Tifozet tuaj, ju, ekipi juaj Kurti i gezoheni pa mase ketij suspendimi, siç keni bere fushate te tmerrshme linçuese vite me pare kunder meje.
Uroj qe keta kalkulante te jene ne tavolinen tuaj per shperblim, nje pune ta mbaruan nen kalkulimin e qarte se e meritojne t’i mbajne pozitat. Ne ekran s’do te jem per sa kohe qe komisini disiplinor ta trajtoje çeshtjen e persekutimit, ju e znj Osmani e tifozet toksike tuaj natyrisht qe festojne. Por por Kabashet e Veliajt e Kastratet e disa servile, anetare bordi te RTK duhet ta dijne se sulmet, siç ishte ai i z Thaçi vite me pare duke ma heqe emisionin, edhe kjo drame teatrale kunder meje nen pritjet per kalkulim me ju, e kane nje epilog, do t ‘me japin vetem force e imunitet.
Turp ju qofte more te padinjitetshem!