Me 69 vota pro, 33 kundër dhe asnjë abstenim, Glauk Konjufca është zgjedhur kryetar i Kuvendit.
Konjufcë shtë propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje derisa në sallë në momentin e votimit ishin 113 deputetë.
Për nënkryetarë të Kuvendit të Kosovës, VV-ja ka propozuar Saranda Bogujevcin, Partia Demokratike e Kosovës ka propozuar Bedri Hamzën dhe Lidhja Demokratike e Kosovës ka propozuar Kujtim Shalën.
Të propozuarit janë votuar me 107 vota pro, 6 kundër dhe asnjë abstenim.