Avni Dehari si deputeti më i vjetër në Kuvendin e Kosovës po e udhëheq seancan konstituive të legjislaturës së tetë të Kuvendit të Kosovës. Bashkë me z.Dehari të VV-së, seanca udhëhiqet edhe nga deputetja më e re, Adelina Grainca e PDK-së.
Dehari ka përshëndetur ambasadorë e figura të tjera të pranishëm në Kuvend.
“Mirëseardhje për të gjithë deputetët e legjislaturës së tetë të Kuvendit të Kosovës”, tha ai
“Sot është ditë e veçantë dhe tepër e rëndësishme, qytetarët e Kosovës, na kanë ngarkuar të gjithëve, pozitë dhe opozitë, që të punojmë në këtë vend”, tha ai.