Anëtari i LDK-së, Halil Geci ka reaguar ashpër ndaj Lutfi Hazirit, kandidatit për kryetar të LDK-së.
Geci përmes një postimi në Facebook, ka akuzuar rënd Hazirin duke i thënë se, është i lidhur me krimin dhe kriminelët.
Ai e ka akuzuar si kumbar i koalicioneve të LDK-së me Hashim Thaçin.
Sipas Gecit, Haziri e ka vendin në burg për hajni dhe deklarata për tentim të cenimit të integritetit territorial të Kosovës.
Geci ka shkruar se nëse nuk zgjidhet Vjosa Osmani kryetare e LDK-së, atëherë kjo parti më nuk do të ekzistojë.
Sipas tij, edhe pa prezencën e Vjosës në Kuvend, ajo duhet të votohet për kryetare të kësaj partie.
Reagimi i ashpër i Halil Gecit:
Lutfi Haziri e quan vetën brezi Evropian ev ty Evropa ….. po laperi që je
Ti o Lutfi …. së bashku me kryesin aktuale të LDK-së dhe PDK-në jeni brezi i krimit
O Lutfi Haziri nëse me 14 mars nuk zgjidhet Vjosa Osmani kryetare e LDK-së dhe nuk kthehet së bashku me Listën e saj Guxo LDK-ja më nuk do të ekziston fare.
Dhe pjesa tjetër e mbetur e elektoratit do ti bashkëngjitet Vjosës dhe partisë që do ta formon ajo.
Edhe nëse Vjosa nuk është prezente në kuvend ajo duhet të votohet edhe pa prezencën e saj, dhe duhet të zgjidhet kryetare e LDK-së, dhe pikë.
Nëse e doni që LDK-së ti kthehet nami dhe elektorati i humbur i saj ti kthehet LDK-së së bashku me Listën Guxo do ti kemi 21 deputet.
Pastaj zgjedhja e presidentes dhe çkapja e shtetit do jetë shumë më lehtë.
O Lutfi mjerani Vjosa Osmanit dhe listës të saj Guxo duhet ti krijohen kushtet, dhe Vjosa me 14 mars duhet të jetë kryetare LDK-së deri në zgjedhjen e kryetares të shtetit, pastaj ajo e din kah e drejton timonin e LDK-së një e di se në PDK dhe Serbi nuk e drejton, ashtu siç e keni drejtuar ju për 10 vite rresht, nga PDK dhe Beogradi.
Drejtimin e partisë nuk ka rëndësi kush e merr pasi që Vjosa është e vetmja kandidate për presidente të vendit, Donika apo Antoni! Por ti Lutë kurrë, ngase ty të kemi provuar qe tri dekada, ti ke qenë një rrenc dhe kumbara i të gjitha poshtërsive që i kanë ndodhur LDK-së dhe Kosovës, i lidhur me krimin dhe kriminelet, si dhe kumbara i të gjithë koalicioneve, me Hashimin dhe rrethin e tij si dhe listën e serbe, ti ke shkuar aq larg sa që i ke dhënë veti fuqi ta ndash Kosovën me 17 fshatra të Kosovës me disa fshatra tjera po ashtu të Kosovës, ti Lutë e ke vendin në burg për hajni dhe deklarata për tentim të cenimin e integritetit territorial si dhe pasuri të pa mbulesë…!