Kryetari i sapo zgjedhur i LDK-së, Lumir Abdixhiku pas përfundimit të procesit zgjedhor ka folur edhe për takimin e thirrur nga kreu i VV-së, Albin Kurti e Vjosa Osmani për konstituimin e institucioneve.
Abdixhiku ka thënë se nuk do të mund të shkojë nesër në këtë takim, derisa ka propozuar që ky takim të zhvillohet të premten.
“Gjëja e parë që do të bëjë nesër është dalë në zyrat e LDK-së, por e kam të pamundur që për shkak të konsolidimit të organeve tona të partisë që të marr pjesë në takimin e nesërm. Propozoj të premten si datë të takimit eventual në formatin e njëjtë siç është propozuar”, tha Abdixhiku.
Derisa ka folur për atë nëse do të qëndrojnë në sallë në momentin e zgjedhjes së presidentit, Abdixhiku ka thënë se kryesia e re e merr vendimin për këtë çështje.