Lëvizja për Drejtësi (LD) ka mbajtur konferencë për medie në lidhje me pjesëmarrjen në zgjedhjet e parakohshme.
Kryetari i Lëvizjes për Drejtësi, Sylejman Çerkezi, ka njoftuar se kanë hyrë në bashkëpunim me Lëvizjen Vetëvendosje, siç tha ai për të bërë ndryshime rrënjësore të politikës kosovare.
Çerkezi ka bërë të ditur që se bashku me nënkryetarin e partisë, Ben Kizollin, do të jenë në listën e VV-së për deputetë.
“Lëvizja për Drejtësi në vazhdimësi ka potencuar se jemi për ndryshim dhe ka potencuar se Kosova si asnjëherë më parë ka nevojë për ndryshime rrënjësore. Që nga fillimi ka dhënë kontributin e saj, qe të sensibilizojmë qytetarët e Kosovës që të përgatitemi për një garë për ndryshim. Në momente e fundit ka arritur një marrëveshje në rolin dhe kontributin e dhënies për ndryshim rrënjësor në Kosovë, kjo është arsyeja pse ne jemi në bashkëpunim me Lëvizjen Vetëvendosje”, tha Çerkezi.
Nënkryetari i Lëvizjes për Drejtësi, Beni Kizolli, tha se bashkëpunimi i tyre me VV është për një shtet të zhvilluar.
“Sot jemi në listën e ndryshimit. Kërkesa jonë është për përkrahje për kryeministër Albin Kurti për një shtet të emancipuar dhe të zhvilluar”, tha ai.
Discussion about this post