Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Ned Price, ka theksuar se do të vazhdojnë të punojnë në mënyrë konstruktive me Turqinë për të realizuar interesat e tyre të përbashkëta në Siri.
Në brifingun ditor për media, Price iu përgjigj pyetjeve rreth gjendjes së fundit në Idlib dhe marrëdhënies mes Turqisë dhe SHBA-së në aspektin e Sirisë.
Ai iu përgjigj pyetjes së AA-së “vallë ka mundësi për bashkëpunim mes SHBA-së dhe Turqisë në lidhje me civilët në Idlib”.
“Kemi interesa të përbashkëta me Turqinë, veçanërisht në kontekstin e Sirisë. Do të vazhdojmë të punojnë në mënyrë konstruktive me Turqinë…”, u shpreh Price.