Përplasje të vazhdueshme ka pasur sot gjatë mbledhjes së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kryesisht mes anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi dhe Alim Rama dhe kryetares së KQZ-së, Valdete Daka.
Daka gjatë mbledhjes tha se ka pasur anëtarë në QNR që kanë dhënë dorëheqje, për shkak të presionit që anëtarët e KQZ-së kanë bërë atje.
Kryetarja e KQZ-së mbylli mbledhjen teksa i kërkoi Kurteshit ta ulë zërin dhe të mos bërtas.
“Konsideroj që kjo mbledhje nuk mundet me vazhdu. Në momentin që Sami Kurteshi do të fillojë të sillet si njeri normal edhe njeri i kulturum, mundet me vazhdu mbledhja”, tha Daka.