Asambleistja e suksesshme nga radhët e AAK-së në Komunën e Prishtinës, Fiknete Bejta, ka kumtuar lajmin se i ka hyrë garës për deputete në listën e koalicionit AAK-PSD.
E njohur me aktivitetin e saj të palodhshëm sidomos duke i dhënë prioritet trajtimit të zhvillimit të rajonit të Golakut, ajo ka shkruar në llogarinë e saj në Facebook se dëshiron të jap kontributin e saj për vendin edhe në Parlamentin e Kosovës.
“Duke shpresuar në mbështetjen tuaj për mua dhe për Kandidatin e Koalicionit AAK- PSD për Kryeministër, z.Ramush Haradinaj, ju falenderoj paraprakisht për ndihmën dhe mbështetjen tuaj në këtë sfidë që po e presim”, ka shkruar Bejta.
Postimi i plotë i Fiknete Bejtës në llogarinë e saj:
Të nderuar miq, bashkëpunëtorë e familjar,
Më lejoni të ju informoj se kam marrë mbështetjen e Këshillit Drejtues të Aleancës për Ardhmërin e Kosovës të përfshihem në Listën e Kandidatëve për Deputetë në Zgjedhjet Nacionale të 6 Tetorit.
Në Kuvendin e Prishtinës si Këshilltare për më pak se dy vjet u angazhova me përkushtim në punën time, mora disa iniciativa , dhashë propozime dhe mbrojta interesin e qytetarëve në çdo rast.
Në Kuvendin e Prishtinës i dhashë prioritet sidomos trajtimit të zhvillimit të rajonit të Gollakut, mirëpo disa çështje nuk mund të dëgjoheshin në nivelin qendror në mungesë të deputetëve nga ky rajon.
Arsyeja e këtij kandidimi ka të bëj me vullnetin tim, që të ofroj kontribut në politikëbërje, në zhvillim të ekonomisë, shëndetësisë dhe arsimit përmes nivelit përfaqësues në Kuvendin e Kosovës duke u zotuar të jem zë i fuqishëm i qytetarëve të mi.
Duke shpresuar në mbështetjen tuaj për mua dhe për Kandidatin e Koalicionit AAK- PSD për Kryeministër, z.Ramush Haradinaj, ju falenderoj paraprakisht për ndihmën dhe mbështetjen tuaj në këtë sfidë që po e presim.
/Gazeta Mejdani/
Discussion about this post