Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deri më tash i ka numëruar mbi 15 mijë vota me kusht dhe të personave me aftësi të kufizuara, nga të cilat vazhdon të prijë bindshëm Lëvizja Vetëvendosje.
Ky subjekt nga numërimi deri në orën 17:00, i ka marrë 7 mijë e 689 vota, e pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës e cila i ka 2 mijë e 950 vota.
E treta vazhdon të mbetet Lidhja Demokratike e Kosovës me 1 mijë e 636 vota, e pasuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në vendin e katërt me 1 mijë e 393 vota.