Anëtarja e kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka dhënë dorëheqje nga posti i ministres së financave.
Bajrami ka dhënë dorëheqje nga funksionet e saj në ministri sepse dëshiron të angazhohet vetëm si deputete e Kuvendit të Kosovës, ka mësuar gazeta Infokus .
Kujtojmë se Hykmete Bajrami është anëtare e kryesisë në LDK.
Bajrami po ashtu ka qenë pjesë e listës së LDK-së në zgjedhjet e 14 shkurtit, me numrin 3 në këtë listë.