Bashkimi Evropian pret që autoritetet e reja në Kosovë të angazhohen në mënyrë konstruktive në vazhdimin e dialogut me Serbinë dhe të shfrytëzojnë mundësinë për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse, thanë ministri i Jashtëm i BE Josep Borrell dhe Komisioneri i Zgjerimit të BE Oliver Varhelyi.
Në një deklaratë të përbashkët pas zgjedhjeve të parakohshme të së dielës në Kosovë, Borrell dhe Varhelyi thanë se Bashkimi do të vazhdojë të mbështesë rrugën evropiane të Kosovës.
Sidoqoftë, ata kujtuan për detyrimet me të cilat përballen autoritetet e ardhshme të Kosovës.
Reformat dhe bashkëpunimi rajonal
“Kosovës i kërkohet të bëjë përparim në reforma, përmes Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit dhe Agjendës së Reformës Evropiane, si dhe bashkëpunimit rajonal,” thanë zyrtarët evropianë në një deklaratë.
“Rruga evropiane e Kosovës çon në normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve me Serbinë dhe BE pret që autoritetet e reja të angazhohen në mënyrë konstruktive në vazhdimin e dialogut të ndërmjetësuar nga BE.”
Deklarata shtoi se BE do të vazhdojë të monitorojë proceset paszgjedhore në Kosovë, ku pritet të formohet një parlament i ri, qeveria dhe një president i ri.