Gjykata Supreme e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje rreth moscertifikimit të liderit të saj Albin Kurtit, teksa ka udhërruar Komisionin Qendror Zgjedhor (KQZ) që në listë t’i përfshijë Liburn Aliun dhe Labinotë Demin-Murtezin nga ky subjekt.
E nga subjekti që drejtohet nga Kurti, kanë thënë varësisht përmbajtjes së tërë versionit zyrtar, do të vendosin se a do t’i drejtohen apo jo Gjykatës Kushtetuese.
“Ende se kemi pranuar asnjë version zyrtar. Pa e lexu përmbajtjen, nuk mund të themi asgjë. Mbi bazën e asaj do t’i drejtohemi Kushtetueses”, ka thënë Blerim Sallahu, përfaqësues ligjor i VV-së.
Ndryshe Kushtetuesja sot certifikoi edhe Shemsedin Dreshajn e AAK-së kurse e vlerësoi si të pabazuar ankesën e Nismës për moscertifikimin e kandidatëve të saj.