Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti tha se janë në përfundim të listës së kandidatëve për deputetë, listë të cilën do ta dorëzojnë në KQZ.
Hoti pas takimit me përfaqësues të Luginës, shtoi se do të shkojnë të vetëm në zgjedhje dhe po bisedojnë me AKR-në, që ata të futen në një listë.
“Masat janë në fuqi duhet të respektohen edhe unë vet kam mbajtur disa takime dhe jam munduar që të respektohen masa. Ne jemi duke finalizuar për të dorëzuar listën dhe shkojmë të vetëm në zgjedhje dhe jemi duke biseduar me AKR-në që të futen në listën tonë”, tha Hoti në konferencën për media.
Ndërsa për tubimet partiake, ai ka shtuar se janë kujdesur maksimalisht për respektimin e masave antiCOVID, megjithatë, këtyre ditëve janë parë në fushatë parazgjedhore ku nga tubimet kanë dalë fotografi ku nuk është parë asnjë distancë sociale.